Dallimi në mes të lëkurës së thatë dhe lëkurës së dehidratuar?

Nuk është sekret që disa tema të kujdesit për lëkurën mund t'ju lënë me shumë pyetje, dhe duke pasur parasysh se secili nga ne kemi shqetësime unike për lëkurën, ka kuptim. Por ndoshta një nga pyetjet më të zakonshme për kujdesin e lëkurës është: Cili është ndryshimi midis lëkurës së thatë dhe asaj të dehidratuar?

Nëse i keni dëgjuar më parë këto terma dhe nuk jeni të sigurt se çfarë do të thonë ose nëse ndryshojnë, vazhdoni të lexoni për të kuptuar atë që duhet të dini për lëkurën e thatë, kundrejt lëkurës së dehidratuar, nga Dr. Flor Mayoral - dermatologe konsultuese në L'Oréal Paris.

Si ndryshon lëkura e thatë nga lëkura e dehidratuar?

Lëkura e thatë dhe lëkura e dehidratuar janë të dyja gjendje të lëkurës, por kanë dallim. Kuptimi i këtyre dallimeve është i dobishëm në vlerësimin se si të kujdeseni më mirë për atë që ka nevojë lëkura juaj. Sipas Mayoral, lëkurës së thatë i mungojnë vajrat (sebumi) që ndodhin natyrshëm në lëkurë dhe është një gjendje gjenetike. Ajo shpjegon se ka edhe disa gjendje që karakterizohen nga tharja e lëkurës, duke përfshirë ekzemën, ichthyosis vulgaris (shpesh e lidhur me ekzemën), dermatitin seborrheik dhe psoriasis.

Lëkura e dehidratuar nga ana tjetër, është kur lëkurës i mungon uji dhe është një gjendje e përkohshme.

Si mund ta dalloni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar?

Njerëzit shpesh ngatërrojnë lëkurën e thatë dhe të dehidratuar sepse simptomat mund të jenë të ngjashme. Megjithatë, nëse jeni duke përjetuar lëkurë të dehidratuar, për të cilën Mayoral thotë se shkaktohet ku humbisni ujë më shumë se që konsumoni, atëherë do të vini re se lëkura lodhet dhe fillon t'ju kruhet.

“Kur lëkura është e dehidratuar Turgori (elasticiteti) zvogëlohet dhe lëkura nuk rikthehet në gjendjen e mëparshme aq shpejt sa zakonisht kur e kapni,” thotë Dr. Mayoral. “Ju gjithashtu mund të përjetoni tharje të gojës, të ndiheni i trullosur ose me marramendje, dhe urinim më të rrallë.”

Nëse keni një lloj lëkure të thatë, atëherë ka të ngjarë të keni luspa dhe thekone të bardha. Mayoral gjithashtu vë në dukje se është e zakonshme që njerëzit me lëkurë të thatë "të gjejnë skuqje dhe acarime në disa pjesë të vogla në trup".

Çfarë e shkakton lëkurën e thatë dhe atë të dehidratuar?

Lëkura e dehidratuar shkaktohet nga mungesa e furnizimit efikas me ujë në trup, gjë që ndodh kur dikush nuk pi mjaftueshëm ujë. Lëkura e thatë në tjetrën anë, është gjenetike, por sipas Mayoral mund të përkeqësohet edhe nga kushtet ekstreme të motit dhe ndotja e mjedisit.

Si mund ta përmirësoni lëkurën e thatë?

Nëse keni përcaktuar se keni lëkurë të thatë, Mayoral rekomandon të bëni dush me ujë të vakët dhe të kufizoni kohën e dushit në pesë deri në dhjetë minuta. Ajo rekomandon gjithashtu aplikimin e kremrave në lëkurë menjëherë pas dushit për të bllokuar lagështinë.

Përveç kësaj, ajo sugjeron përdorimin e produkteve në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës që përmbajnë përbërës hidratues, si glicerinë, acid laktik, acid hialuronik, vaj mineral, vazelinë, gjalpë shea, dimetikone dhe vaj jojoba.

Së fundmi, Mayoral thotë se disa ndryshime të stilit të jetesës, si detergjenti i rrobave hipoallergjik, shmangia e temperaturave ekstreme dhe përdorimi i një lagështuesi të ajrit gjatë gjumit, mund të përmirësojnë lëkurën tuaj të thatë.

Si mund ta përmirësoni lëkurën e dehidratuar?

Nëse jeni duke përjetuar lëkurë të dehidratuar, ka shumë mënyra për të përmirësuar gjendjen tuaj. “Pini gllënjka të vogla ujë gjatë gjithë ditës, rihidrimi është një proces i ngadaltë; nuk ndodh menjëherë”, thotë Mayoral. Sipas klinikës Mayo, sasia e duhur e konsumit ditor të ujit për gratë është rreth 11.5 gota ujë në ditë, ndërsa burrat duhet të pinë afërsisht 15.5 gota ujë në ditë.

Sa i përket ndryshimeve të tjera të stilit të jetesës që mund të përmirësojnë lëkurën tuaj të dehidratuar, Mayoral sugjeron të hani perime dhe fruta të pasura me ujë, të reduktoni marrjen e kafeinës dhe alkoolit, të mos pini duhan, të bëni ushtrime të rregullta dhe të siguroheni që po bëni gjumë cilësor.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!